Facebook ka një mesazh për Shqipërinë dhe Dua Lipën

Dua Lipa

Dua Lipa nuk mund t’i ikë llupës së Facebook. Gjiganti i rrjeteve sociale nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për të komplimentuar yllin botëror me origjinë shqiptare.

Dua po shijon disa ditë pushime në bregdetin shqiptar dhe ndau me të gjithë në rrjetet e saj sociale Instagram dhe Facebook disa foto ku dukej mjaft atraktive me një fustan gri, transmeton ‘boldnews.al’.

Krahas fotove, artistja shkruante: “Vajzë shqiptare në Shqipëri”.

Ky postim nuk ka kaluar pa i rënë në sy “Facebook”, i cili ka lënë një koment poshtë fotos në fjalë: “Dua Lipa, mbretëresha e Shqipërisë”(queen dua lipa of albania).


Lexo edhe:


DUA LIPA: E LUMTUR QË JAM NË SHTËPINË TIME

Në konferencën për media, Dua Lipa theksoi rëndësinë e festivalit Sunny Hill, për më tepër organizmin e tij në Prishtinë.

Dua tha se organizimi i këtij eventi në shtëpinë e saj, është i një rëndësie të veçantë dhe tregoi se sonte, ajo është e fokusuar në performancë.

“Faleminderit shumë për mbështetjen që po e jepni. Jam shumë e lumtur që jam në shtëpinë time sot. Po m’vjen mirë që po mundemi me organizu një event të radhës bashkë me ju. Unë jam e fokusuar tërë ditën në performancë dhe besoj që ka me iu pëlqy shumë juve. Jam krenare dhe e lumtur që jam në shtëpinë time”

Sunny Hill Festival është festivali më i madh i muzikës me standarde të larta, i organizuar në Kosovë. Madje, së fundi është vlerësuar edhe si festivali më i madh ndërkombëtar në Ballkan.

Këtë vit Sunny Hill Festival mbahet me datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht mbahet në Prishtinë, ndërsa me datat 26, 27 dhe 28 gusht mbahet në Tiranë…