Dua Lipa: E lumtur që jam në shtëpinë time

Dua Lipa

Në konferencën për media, Dua Lipa theksoi rëndësinë e festivalit Sunny Hill, për më tepër organizmin e tij në Prishtinë.

Dua tha se organizimi i këtij eventi në shtëpinë e saj, është i një rëndësie të veçantë dhe tregoi se sonte, ajo është e fokusuar në performancë.

“Faleminderit shumë për mbështetjen që po e jepni. Jam shumë e lumtur që jam në shtëpinë time sot. Po m’vjen mirë që po mundemi me organizu një event të radhës bashkë me ju. Unë jam e fokusuar tërë ditën në performancë dhe besoj që ka me iu pëlqy shumë juve. Jam krenare dhe e lumtur që jam në shtëpinë time”.

Sunny Hill Festival është festivali më i madh i muzikës me standarde të larta, i organizuar në Kosovë. Madje, së fundi është vlerësuar edhe si festivali më i madh ndërkombëtar në Ballkan.

Këtë vit Sunny Hill Festival mbahet me datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht mbahet në Prishtinë, ndërsa me datat 26, 27 dhe 28 gusht mbahet në Tiranë.

Sunny Hill Festival

ObserverKult

Lexo edhe:

DUA LIPA FITON ÇMIMIN “ARTISTJA NDËRKOMBËTARE E VITIT”

Në mesin e artistëve me famë botërore që u shpërblyen në NRJ Music Awards i cili është rikthyer këtë vit në Francë, është edhe artistja me shqiptare, Dua Lipa.

Ylli i hitit “Levitating”, ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit” në edicionin e sivjetmë të NRJ Music Awards.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Dua përmes një postimi në ”Instagram”.

“Faleminderit dashuritë e mia”, ka shkruar Dua në ”InstaStory”.