Fadil Halimi: Dita e parë në karantinë

E dashur, mos bëj panik
E mos më ndiq hapësirave të shpirit të lodhur
“Ku shkove, me kë fole, pse u vonove”

Kjo është veç dita e parë
Në karantinë do të mësohemi edhe me vetminë
Si fat e si mallkim

Rrëfimi për sëmundjen nuk është fjala e fundit
Për të cilën vdiset si në betejë lufte

Përsëri kur takohemi në zonën e muzgut
Do të fluturojmë hapësirave të qiellit
Për të vizatuar lirinë e imagjinueme