…Dhe mbasi fola për shkrimtarët, do t’ju them një gjë: kam vënë re se librat e lutjeve fetare ndërsa kanë lutje për çdo shkollë e zanat, s’kanë ndonjë lutje të veçantë për shkrimtarët. Unë nuk jam shumë fetar, por ngandonjëherë, më hipën zjarri për një besim të shkurtër. Jam në një gjendje të tillë dhe kam gatuar një lutje të shkurtër, të cilën ju kërkoj leje ta këndoj. S’ka të bëjë me asnje fe të veçantë dhe njerëz të çdo feje mund ta pranojnë.
“Ati ynë që je në qiell jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por dhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!”
Përgatiti: ObserverKult