Faik Konica: Sot jemi kombi më i sëmurë e më i dobëti

faik konica

Nga: Faik Konica

Si ishte vendi ynë njëqind vjet më parë e si është sot?

Ndryshim i madh, të cilin do ta rrëfejmë me pak fjalë.

Atëherë Shqipëria, sundimërisht, ishte pothuaj më vete. Kara Mahmuti sipër, Ali Tepeleni poshtë, e sundonin Shqipërinë pa kërkuar urdhëra nga Stambolli. Ata vetë i emëronin gjithë nëpunësit (memurët) e qeverisë, të cilët ishin të gjithë shqiptarë.

Sot kemi mbi krye ca anadollakë që nuk kanë tjetër mendim dhe tjetër punë përveç të varfërojnë vendin e të shuajnë kombësinë tonë.

Atëherë, emri shqiptar ishte i njohur kudo në Evropë si i një populli me gjuhë, me zakone me mendime të veta. Librat e shkronjëtoreve të asaj kohe janë plot me dëftime të tilla.

Sot, përkundrazi, errësira ku na ka lidhur Stambolli e ku na mban poshtërsia e karakterit tonë u dhanë sy e forcë kombeve fqinje të na kllasin djallëzitë e tyre e t’i japin të besojë botës se komb shqiptar nuk ka.

Kështu, ne që njëqind vjet më parë ishim kombi më i gjallë e më i fuqishëm i Ballkanit, jemi sot për sot kombi më i sëmurë e më i dobëti.

Revista “Albania” Nr. 1, 1901, me rastin e hyrjes së vitit të ri


Lexo edhe:

JA ÇKA THOSHTE FAIK KONICA PËR FLAMURIN KOMBËTAR

Në kontributin e madh atdhetar, Faik Konica përfaqësoi një personalitet unik sa kontradiktor, poliedrik dhe erudit nën finesën e jashtëzakonshme të një elokuence brilante.

Ideali i lartë i tij për ta mbrojtur dhe për ta bërë sa më të njohur flamurin tonë kombëtar. Haset që me shkrimet e tij të hershme në revistën “Albania”. Revistë që Faik Konica themeloi dhe drejtoi. 

Në shënimin “Flamuri kombëtar i Shqipëtarëvet” (“Albania”, 15 shtator 1901), pyetjes së një parapaguesi të revistës “Albania”. “A ka Shqipëria një flamur kombëtar?”, Faik Konica i përgjigjet, duke u bazuar në veprën e Lavardinit. “Historia e Gjergj Kastriotit i mbiemëruar Skanderbeg, mbret i Shqipërisë”. Kjo vepër është botuar frëngjisht, në Paris më 1621…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU