Falenderoj gjithë ata që më urrejnë, falë tyre e dua veten më shumë!

Disa thënie për urrejtjen nga autorë të ndryshëm:

Të mbash inat është si të pish helm minjsh e të presësh që të ngordhë miu./ Anne Lamott

Nuk urrej askënd, por janë disa që më mjafton t’i shoh vetëm nga larg./Ugo Foscolo

Politikanët nuk njohin as urrejtjen as dashurinë. Ata shtyhen nga interesi, jo nga ndjenjat./ Philip Stanhope

Gruaja, ose dashuron, ose urren, nuk ka rrugë të mesme./ Publilius Syrus

Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar në hatërmbetje dhe në urrejtje ndaj të tjerëve./ Charlotte Brontë

Urrejtja është helmi që pihet, me shpresën se do të vdesë dikush tjetër./ Shën Agustini

Dashuria e dhënë nganjëherë edhe nuk rikthehet, kurse urrejtja rikthehet përherë./ Ugo Bernasconi

Preferoj të më urrejnë për atë që jam, sesa të më duan për atë që nuk jam./ Kurt Cobain

Të vuash në mungesë të dikujt që dashuron është një e mirë, krahasuar me të jetuarit me dikë që urren./ Jean De la Bruyére

Urrejtja verbon. Dashuria arrin të lexojë atë që është e shkruar në yllin më të largët./ Oscar Wilde

Urrejtja nuk mundet kurrë të ndalojë urrejtjen, vetëm dashuria mundet./ Gautama Buddha

Të gjithë më urrejnë ngaqë jam kaq i dashur nga të gjithë./ Peter de Vries

Duhet të kesh dashuruar para se të mund të urresh./ Nicholas Sparks

Nga të gjitha gjërat e urryera, një grua që kemi dashur dikur është më e urryera./ Max Beerbohm

Falenderoj të gjithë ata që më urrejnë, pasi është falë tyre që unë e dua veten më shumë./Melissa Panarello

Do të t’urrej nëse mundem, përndryshe, do të të dua me pahir./ Ovidi

Mos i beso atij që pëlqen gjithçka, atij që urren gjithçka dhe, aq më tepër, atij që shpërfill gjithçka./ Johann Kaspar Lavater

ObserverKult