Familja Kelmendi pagoi 5000 euro për mikrofona, theu edhe shumë rregulla tjera…Dirigjenti i Elsa Lilës akuza ndaj fitores së familjes Kelmendi

albina kelmendi festivali

Familja Kelmendi akuzohet nga Dirigjenti i Elsa Lilës

Edicioni i 61-të i Festivalit të RTSH shpalli fituese Elsa Lilën me këngën “Evita”, të dytën Albina dhe familjen Kelmendi për këngën “Duje” dhe në vendin e tretë grupin 2Farm me këngën “Atomike” – sipas jurisë së përbërë nga profesionistë.

Ndërkohë, ishte vota e publikut që përcaktoi këngën përfaqësueses të Shqipërisë në “Eurovision 2023”, e cila u zgjodh të jetë kënga e vendit të dytë.

Enrico Melozzi , dirigjenti i këngës “Evita” të Elsa Lilës, reagoi përmes një statusi në facebook, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi  “Duje” dhe interpretuesit e saj.

Reagimi:

“Elsa Lila triumfon në Festivalin e Këngës Rtsh me nje këngë fantastike, harmonikisht komplekse dhe të sofistikuar dhe ky është një lajm i mirë Për Shqipërinë. Por fatkeqësisht është një fitore e hidhur, sepse kam shumë dyshime se kush dhe si u shpärblye bileta e Eurovizionit. Pyes veten: a ështä e mundur qe nje artist të propozojë dhe te regjistrohet si solist, me një emer që botohet në të gjitha gazetat e botës, dhe pastaj të paraqitet si grup, qoftë edhe me një emer tjetër??

A ka mundësi qe ky grup të mos paraqitet ne prova dhe të zbulohet vetëm në para-gjenerale, madje duke shkaktuar probleme teknike pasi askush nuk dinte gje për praninë e një grupi vokal dhe nuk ishin siguruar mikrofonat e nevojshëm? A ka mundësi që grupi në fjalë t’i paguajë 5000 euro mikrofonat duke i sjellë nga shtëpia? A ështä e mundur të ketë një bis në skenen e nje konkursi sepse publiku (i ardhur nga Kosova në kurriz ti grupit vokal në fjalë!!!) duartroket dhe bërtet duke harruar cdo rregull të fairplay?

ObserverKult

Kliko edhe:

REFUZOI KUPËN SE NUK DO PËRFAQËSOJË SHQIPËRINË NË EUROVIZION? ELSA LILA REAGON PËR HERË TË PARË