Familja Kelmendi favorit për Eurovision. A do ta fitoj festivalin kjo këngë? (VIDEO)

Në Festivalin e 61-të të Këngës të RTSH-së që nisi dje u shqua një performancë interesante. Albina dhe Familja Kelmendi performuan së bashku.

Albina dhe familja e saj kanë bërë që kënga “Duje”, të jetë ndër favoritet kryesore për t’u shpallur fituese.

Për më pak se 24 orë, kjo këngë ka marrë mbi 100 K shikime në Youtube.

Në këtë kompeticion do të jenë 26 këngë pjesëmarrëse, 10 prej të cilëve janë artistë të rinj dhe grupe alternative

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion do të zgjidhet nga vetë publiku, përmes votave me SMS.“Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.

Ju ftojmë ta ndiqni këngën “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi.
Këndon: Albina dhe familja Kelmendi
Teksti: Erjona Rushiti
Muzika: Enis Mullaj

ObserverKult

Kliko edhe:

“HAJREDIN PASHA O PO I VJEN O RADIKËS…”, KËNDON ALBINA KELMENDI (TEKSTI DHE VIDEO)