Familja mbretërore është boshti i një dokumentari të ri të BBC.
Princi Charles aty zbulon bisedën e fundit me babanë e tij të ndjerë, Princin Philip.
Një ditë para vdekjes së Princit Philip, Charles thotë se ai dhe i ati diskutuan planet e tij të 100-vjetorit të lindjes.
Rrëfimet shfaqen në dokumetarin me tematike nga familja mbretërore “Prince Philip: The Royal Family Remembers”.
Mes tjerash aty Princi tregon edhe momentin e ndjeshem te bisedes familjare.
Philip si duket nuk e ka parandjere vdekjen. Ai ka qene optimist se gjithçka eshte ne vije.
“Ne po flasim për ditëlindjen tuaj”, tregon Charles se i ka thënë babait të tij.
“Epo, duhet të jem gjallë për këtë, apo jo?” ia ktheu Philip.
Charles ne dokumentarin me teme Familja Mbretërore, thekson se ishte e pritshme pergjigjja.
“E dija që do ta thoshe këtë!”, thote Charles.
Të nesërmen, Princi Philip ndërroi jetë, në moshën 99-vjeçare.
Trilerin e dokumentarit e gjeni KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
Familja mbretërore, e gjitha e animuar- vjen seriali i ri komik në HBO
Familja mbretërore britanike mbetet aset për këdo që kërkon të fitojë, e të fitojë në shuma marramendëse.
Tashmë ajo vjen në versionin e një filmi të animuar, në seritë e reja të komedisë me titullin “The Prince”, në një prodhim të HBO.
Në komedinë, me disa seri, eksplorohet jeta e anëtarëve të familjes mbretërore, këtë herë përmes syve të princit vetëm 6 vjeç George, i biri i William dhe Kate.
Per me shume kliko KETU
U ndalua nga mbretëresha, dokumentari shumë i diskutuar për familjen mbretërore rishfaqet në Youtube
Dokumentari “Familja mbretërore” është rishfaqur në Youtube pasi u ndalua nga mbretëresha Elisabeth rreth 5 dekada më parë.
Për 110 minuta magjepsëse, britanikët që e kishin parë mbretëreshën dhe familjen e saj si të largët dhe të paprekshëm, provuan një tjetër ndjesi.
Kliko për me shume KETU
ObserverKult