Familja nuk është një gjë e rëndësishme, është gjithçka

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Vetëm te nipërit është njeriu gati që përafërsisht t’i kuptoj fëmijët. / Erich Kärstner

Koha me familje është kohë e shenjtë dhe duhet mbrojtur e respektuar./ Boyd K. Packer

Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të bëhen të mirë, shpenzoni dy herë më shumë kohë me ata dhe gjysmë më pak para./ Abigail Van Buren

Familja nuk është një gjë e rëndësishme. Është gjithçka. / Michael J. Fox

Gjërat tjera mund të na ndryshojnë, por fillojmë dhe mbarojmë me familje. / Anthony Brandt

Duhet të ndani kohë për familjen pavarësisht çfarë u ndodhë në jetë. / Matthew Quick

Mënyra më e mirë të e ndjesh familjen është të jetosh në të. / Miguel el Portugués

ObserverKult

——————————————————————-

LEXO EDHE: THËNIE NGA SANDRA BULLOCK: DEFEKTET E TUA JANË ATO QË TË BËJNË MË TË BUKUR

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Sandra Bullock:

“Nuk ka racë, fe, sistem klasash, ngjyrë, apo orientim seksual që të na bëjë më të mirë se dikush tjetër. Ne të gjithë meritojmë dashuri”.

“Mjaft u shqetësove për gjërat e panjohura, sepse çdo gjë e tillë që e mendoja, nuk ndodhi asnjëherë. Gjëra të tjera ndodhën. Për të panjohurën nuk mund të bëjmë asgjë”.

“Hekurosja është rehati. Është kontroll. Unë jam një e çmendur, që i pëlqen të sigurohet se çdo gjë është në vendin e vet”

“Unë mendoj se ne nuk kalojmë mjaftueshëm kohë në heshtje, thjesht duke kuptuar se çfarë po qarkullon në mendjen tone”.

“Nuk është e nevojshme të lindësh dikë për të krijuar një familje”.

“Pse martesa është qëllimi kryesor në jetën e të gjithëve? Njerëzit martohen për arsye të gabuara. Ne duhet të fillojmë ta shohim martesën në të gjitha aspektet e saj”.

“Kam bërë paqe me faktin se gjërat që mendoja se ishin dobësi apo të meta, realisht më përkisnin mua. Tashmë ato më pëlqejnë”.

“Unë mendoj se shumica prej nesh janë rritur me nocione të paracaktuara për zgjedhjet që duhet të bëjmë. Ne humbasim kaq shumë kohë duke marrë vendime bazuar në idenë e dikujt tjetër për lumturinë tonë – çfarë do të na bëjë një qytetar të mirë, një grua, vajzë ose aktore të mirë. Askush nuk thotë, ‘Vetëm ji i lumtur. Shko bëhu këpucar ose shko kullot dhitë’”.

“Unë jam një besimtare e vërtet e karmës. Ne marrim gjithmonë atë që japim, pavarësisht nëse është diçka e mirë apo e keqe”.

“Defektet e tua janë ato që të bëjnë më të bukur”.

“Nëse do të vdisja nesër, a do e kisha arritur gjithçka që dëshiroja? Jo, ama do kisha bërë gjithçka që më kishte bërë të lumtur”.