Sandra Bullock: Defektet e tua janë ato që të bëjnë më të bukur…

Sandra Bullock lindi më 26 korrik 1964 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ishte e dhënë pas baletit, ishte pjesëmarrëse në shfaqje teatrale dhe këndonte në kor.

Familja lëvizte shpesh. Ata jetuan në Gjermani, SHBA, Austri dhe vende të tjera. Që nga fëmijëria, Sandra ishte mësuar me jetën nomade të prindërve krijues, por megjithatë ajo përjetoi disa vështirësi për të hyrë në një shkollë të re.

Në rininë e saj, Sandra punoi si banakiere dhe kursente para për klasat e aktrimit.

Duke arritur në Hollywood, Sandra duhej të luante në prodhime teatrale jopopullore. Atje, aktorja e talentuar u vu re nga regjisorët e famshëm, dhe në 1987 ajo bëri debutimin e saj në film: Bullock luajti në filmin The Executioner. Pastaj kishte punë në komedinë “Vajza në Punë”, e cila u shfaq premierë në 1990.

Gjatë karrierës së saj si aktore, Sandra ka marrë shumë çmime, duke përfshirë çmimet Golden Globe, Oscar, MTV. Gruaja është e angazhuar në punë bamirësie.

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Sandra Bullock:

“Mjaft u shqetësove për gjërat e panjohura, sepse çdo gjë e tillë që e mendoja, nuk ndodhi asnjëherë. Gjëra të tjera ndodhën. Për të panjohurën nuk mund të bëjmë asgjë”.

“Hekurosja është rehati. Është kontroll. Unë jam një e çmendur, që i pëlqen të sigurohet se çdo gjë është në vendin e vet”

“Unë mendoj se ne nuk kalojmë mjaftueshëm kohë në heshtje, thjesht duke kuptuar se çfarë po qarkullon në mendjen tone”.

“Nuk është e nevojshme të lindësh dikë për të krijuar një familje”.

“Pse martesa është qëllimi kryesor në jetën e të gjithëve? Njerëzit martohen për arsye të gabuara. Ne duhet të fillojmë ta shohim martesën në të gjitha aspektet e saj”.

“Kam bërë paqe me faktin se gjërat që mendoja se ishin dobësi apo të meta, realisht më përkisnin mua. Tashmë ato më pëlqejnë”.

“Unë mendoj se shumica prej nesh janë rritur me nocione të paracaktuara për zgjedhjet që duhet të bëjmë. Ne humbasim kaq shumë kohë duke marrë vendime bazuar në idenë e dikujt tjetër për lumturinë tonë – çfarë do të na bëjë një qytetar të mirë, një grua, vajzë ose aktore të mirë. Askush nuk thotë, ‘Vetëm ji i lumtur. Shko bëhu këpucar ose shko kullot dhitë’”.

“Unë jam një besimtare e vërtet e karmës. Ne marrim gjithmonë atë që japim, pavarësisht nëse është diçka e mirë apo e keqe”.

“Defektet e tua janë ato që të bëjnë më të bukur”.

“Nëse do të vdisja nesër, a do e kisha arritur gjithçka që dëshiroja? Jo, ama do kisha bërë gjithçka që më kishte bërë të lumtur”.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

—————————————————

Lexo edhe:

DASHURIA ËSHTË E VETMJA LOJË QË NUK NDËRPRITET NGA ERRËSIRA