Hipur mbi gërdallën time të ligur bëja plane…Të fitoj dhe të ndreq botën. “Historia, -thosha, -le ta përmendë emrin tim…në librin e perëndive”.
Dhe sikur të më kuptonte e ta merrte me mend, gërdalla vraponte nëpër fusha me tërë gëzimin e saj të shfrenuar.
Befas, në rrugë e sipër, takova tri vajza, që në kraharorin e tyre (oh, gjokset e tyre kishin ngjyrën e diellit kur perëndon atje larg në Egjipt!), mbanin libra të bukur.
Zbres dhe e lë gërdallën të kullosë e lirë nëpër fusha.
I afrohem njërës prej vajzave dhe i them:
-E bukura ime, lërmë të lexoj atë libër që mban.
-Hape dhe lexoje, o kalimtari im trim.
E hap librin mbi kraharorin e saj dhe zhytem në lexim.
Historia, duke kaluar andej, e sheh kalimtarin tek lexon në gjoksin e një vajze të bukur, nuk do që ta ndërpresë dhe vazhdon rrugën e saj…Historia e la diellin të zhduket në brigjet afrikane.
*Shkëputur nga libri i Fan S.Nolit: Vepra 1 *
Përgatiti: ObserverKult
LEXO EDHE: Fan Noli: Ti, dashuri e zemrës sime, eja…