Fan Noli- një shembull i “keq” për të tjerët

Në vitin 1920, Fan Noli, udhëheqës i shqiptarëve të Amerikës, klerik dhe erudit i diplomuar në Harvard, shkoi në Gjenevë si kryetar i delegacionit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Ishte koha e pasluftës botërore, kur shqiptarët e shihnin me shpresë të madhe ringritjen e kombit, i cili sapo i kishte shpëtuar copëtimit.

Kur u kthye në Tiranë, Noli i habiti njerëzit e qeverisë duke u vënë në tryezë letrat, ku dokumentoheshin një për një shpenzimet që kishte bërë gjatë kohës që qëndroi në Gjenevë: kaq për të ngrënat, kaq për hotel, kaq për udhëtime.

Një prej ministrave i tha: “Hirësi, je i pari që i jep hesap shtetit. Ky është një shëmbull i keq për ne të tjerët”.

(*Fotoja e Nolit në Boston është e vitit 1940, pjesë e një koleksioni të rrallë të gjetur në Ebay)./Ilir Ikonomi

ObserverKult

Kliko edhe:

FAN NOLI PËR POLITIKANËT: JANË DISA QË NUK MUND T’I ÇNGJITËSH NGA KOLLTUKU EDHE PO T’UA PRESH DUAR E KOKË

Fan Noli

Kulltokofagët janë krimba të verdhë me kokë të zezë, që riten me plagët e infliktuara të Shqipërisë në lëngim. Këpushë, që munt t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.
Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një Athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë. S’e lëshonte gjer sa i a prenë. Ahere e kapi me dorën e mëngjër. I a prenë dhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë. S’e lëshoj gjer sa i a prenë kokën.
Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kulltukofagët t’anë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërisë greke. Që t’i çqitësh këta t’anët nga kulltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.

ObserverKult

Lexo edhe:

KUR FAN NOLI I SHKRUANTE ENVER HOXHËS: THUAJI TUK JAKOVËS TË TËRHEQË AKUZAT, NDRYSHE

noli

Marrëdhëniet e Fan Nolit me regjimin komunist dhe Enver Hoxhën nuk kan qenë konstante. Megjithëse në përfundim të LDB ai do ta mbështesë qeverinë komuniste, me kalim e kohës mes tyre do të kristalizohen mosmarrëveshjet e para.

Kjo fillon me vajtjen e delegacionit shqiptar në SHBA të kryesuar nga Tuk Jakova. Ai shkaku i defiçencave intelektuale dhe euforisë komuniste sillet keq me Nolin. Për këtë arsye, ai i drejtoi një telegram E. Hoxhës.

Zotohet se, nuk kishte ndërmend t`i përgjigjej publikisht letrës së lamtumirës që Tuk Jakova kishte botuar në gazetën “Dielli”. Aty Jakova ndër të tjera kishte ngritur disa akuza ndaj Nolit. Kjo për shkak të rrethanave të vështira ndërkombëtare në të cilën gjendej qeveria shqiptare.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult