Fan Noli për politikanët: Janë disa që nuk mund t’i çngjitësh nga kolltuku edhe po t’ua presh duar e kokë

Fan Noli

Ja çfarë thoshte Fan Noli për Kolltukofagët

Kulltokofagët janë krimba të verdhë me kokë të zezë, që riten me plagët e infliktuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që munt t’i copëtosh, po jo t’i çqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë.
Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një Athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjer sa i a prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; i a prenë dhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoj gjer sa i a prenë kokën.
Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kulltukofagët t’anë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërisë greke. Që t’i çqitësh këta t’anët nga kulltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.

ObserverKult

Lexo edhe:

KUR FAN NOLI I SHKRUANTE ENVER HOXHËS: THUAJI TUK JAKOVËS TË TËRHEQË AKUZAT, NDRYSHE

noli

Nga Hasan Bello 

Marrëdhëniet e Fan Nolit me regjimin komunist dhe Enver Hoxhën nuk kan qenë konstante. Megjithëse në përfundim të LDB ai do ta mbështesë qeverinë komuniste, me kalim e kohës mes tyre do të kristalizohen mosmarrëveshjet e para.

Kjo fillon me vajtjen e delegacionit shqiptar në SHBA të kryesuar nga Tuk Jakova. Ai shkaku i defiçencave intelektuale dhe euforisë komuniste sillet keq me Nolin. Për këtë arsye, ai i drejtoi një telegram E. Hoxhës.

Zotohet se, nuk kishte ndërmend t`i përgjigjej publikisht letrës së lamtumirës që Tuk Jakova kishte botuar në gazetën “Dielli”. Aty Jakova ndër të tjera kishte ngritur disa akuza ndaj Nolit. Kjo për shkak të rrethanave të vështira ndërkombëtare në të cilën gjendej qeveria shqiptare.

Por, nga ana tjetër, ai shkruante se “nuk më mbetet veçse t’ju qahem juve që na dërguat këtë kërcu të pagdhendur. Për të nisur, koloneli nuk di shqip, as gegërisht dhe as toskërisht. Në çdo dialekt që i flisnja ai nuk më merrte vesh nga shkaku që është një budalla pa kulturë. Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq sa kur e pashë këtë njeri si përfaqësonjës të Shqipërisë së Re”.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult