“Fan Noli përgjohej nga FBI”/ Ilir Ikonomi zbulon detajet e panjohura më parë

Gazetari dhe shkrimtari i njohur Ilir Ikonomi, në Panairin e librit këtë vit vjen me librin “Apostulli”, i pari nga tre vëllimet kushtuar biografisë së Fan Nolit.

Në studion e “Open” ai rrëfeu pak nga detajet ‘pikante’ që gjenden në këtë libër, duke thënë se ka sjellë detaje që më parë nuk janë bërë publike.

“Duhet të ketë shumë biografi për figura të rëndësishme. Kam një bashkëpunim të gjatë me UETPRES, për të botuar të tre botimet.

Kjo është një pjesë që nuk njihet shumë, fillimet e tij njihen më pak, dhe vendosa t’u hyj më në detaje, sepse ka gjëra të pazbuluara.

Janë detaje, si bashkëpunimi i Nolit me Austrinë, përgjimet që i bënte FBI Nolit se akuzohej si agjent proaustriak, etj., etj.. Ka letra anonime nga shqiptarë që i shkruajnë kishës ruse dhe i thonë se Noli është ateist.

Është një komplot shumë interesant. Në fund Noli shkruan një letër me fjalë të ashpra, që nuk thuhen këtu, kryepeshkopit rus në Amerikë, dhe disa nga priftërinjtë shqiptarë nuk ishin dakord që Noli të shkëputej nga kisha ruse në atë kohë. Noli akuzohet në një rast korrupsioni, dhe jam përpjekur ta shqyrtoj me hollësi, dhe kam gjetur informacione. Unë kam dhënë fakte që më parë nuk janë dhënë”, u shpreh ai./ panorama.com

ObserverKult


Lexo edhe:

KUR FAN NOLI I SHKRUANTE ENVER HOXHËS: THUAJI TUK JAKOVËS TË TËRHEQË AKUZAT, NDRYSHE BASHKËPUNIMI IM ME JU MERR FUND

Nga Hasan Bello 

Marrëdhëniet e Fan Nolit me regjimin komunist dhe Enver Hoxhën nuk kan qenë konstante. Megjithëse në përfundim të LDB ai do ta mbështesë qeverinë komuniste, me kalim e kohës mes tyre do të kristalizohen mosmarrëveshjet e para.

Kjo fillon me vajtjen e delegacionit shqiptar në SHBA të kryesuar nga Tuk Jakova, i cili për shkak të defiçencave intelektuale dhe euforisë që kishin të gjithë drejtuesit komunistë pas luftës, do të sillet shumë keq me F. Nolin. Për këtë arsye, me 30 shtator 1946, ai do t`i drejtoi një telegram Enver Hoxhës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


xhevahir spahiu
Xhevahir Spahiu

XHEVAHIR SPAHIU: DALLËNDYSHJA E FËMIJËRISË

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Matanë dritares dallëndyshet
lodrojnë, cijasin pa pushim.
Unë i shikoj dhe sjell ndër mend
një fshat të largët, një kujtim…

Në degë të arrës, buzë një lëmi,
një dallëndyshe befas pashë:
nuk di përse…mora një gur
dhe dallëndyshes unë i rashë.

U drodh, u tremb, u shemb përdhe
si yll i fikur zogu i shkretë,
në duart e mia përpëlitej
me krah të thyer e pa jetë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult