Faruk Shehiq: Kush e ka vrarë fëmijën tim?

faruk sehic

Kush e ka vrarë fëmijën tim?

Gjithkush e di, dhe askush nuk mund të bëjë asgjë

E Majta në ajër, një ftua i artë në dorë

Në tëmth arteria e ngjashme me shenjën e tensionit të lartë
Si rrufe diagonale në fytyrën e David Bowiet

Kush e ka vrarë fëmijën tim?
Kush e ka vrarë Davidin?
Babai bërtet duke zbutur trishtimin dhe zemërimin në zërin e vet
Në këtë dramë antike publiku është një shoqëri e tërë
Heroi tragjik është një baba
I patundur, pa frikë, vetë njeriu është më i forti
Kori i miqve bërtet: Drejtësi për Davidin!
Grushtat e shtrënguar rriten
megjithatë, kur babai thotë:
Kush e ka vrarë fëmijën tim?

Kjo pyetje jehon, nuk harrohet lehtë…
Hem të drejtët hem fajtorët gjunjëzohen nën peshën e saj.
Kjo pyetje është çelës që mund të hapë zemrën e gjithkujt.
Përveç zemrës së vrasësve.

Mund të ndodhë, përnjëmend mund të ndodhë
që engjëlli në Ditën e Gjykimit t’ju pyesë:
Kush e ka vrarë fëmijën tim?

Prandaj, para engjëllit shikoni majat e këpucëve tuaja.
Një dhimbje të tillë nuk mund të shërojë asnjë drejtësi
por sa për fillim, drejtësia e kësaj bote do të jetë ngushëllim.
Sepse ai që sot nuk thotë asgjë le të heshtë deri në përjetësi.
Drejtësi për Davidin!
Fuqia e zemrës së pastër, e dashurisë prindërore
dhe njeriu vetë kundër të gjithëve..

Përktheu: Fadil Bajraj

Lexo edhe:

FARUK SHEHIQ: LOJË LUFTE

faruk shehiq kush

Në kullën më të lartë
në Qytetin e Vjetër
snajperisti
ka bërllogun e vet
distanca midis
nesh dhe atij
në vendin
ku vrapojmë
është pesëdhjetë
metra vijë
ajrore
nëse për një çast
habitesh
dhe harron
se duhet të vraposh shpejt
të paralajmëron fishkëllima e plumbit
nëse nuk të paralajmëron
do të thotë se ke vdekur.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult