Filmi i fundit i ‘Fast & Furious’ duket se i ka kujtuar botës dhe një herë epokën para pandemisë. Por kjo ishte thjesht paraqitja e dytë më mbresëlënëse që filmi dha këtë fundjavë. E para ishte hapja e numrave më të mëdhenj në box office që nga fillimi i pandemisë.
“F9: The Fast Saga”, pjesa e nëntë me protagonist Vin Diesel, solli rreth 70 milionë dollarë në shfaqjen e tij në Amerikën e Veriut këtë fundjavë, sipas studios së filmit, Universal, transmeton ‘lapsi.al’.
Ky numër jo vetëm që tejkaloi pritjet, por është debutimi më i madh në arkë që nga viti 2019 i “Star wars: The Rise of Skywalker”.