Fatbardha Xhani Myslimaj: Dy lule me vesë

(Dedikim për nënën dhe vajzën që humbën jetën…)

Si një lule dele që laget nga vesa e natës
Ti zë e zgjohesh këtë mëngjes me shi.

Hap krahët, largon gurët e tullat e thyera
Kërkon trupin e njomë të bijës tënde ngjyrë rozë.

Përqafimin, e puthjen e parë i dhuron…
Dhe sheh si çelet gërmadhash dita e re.

Është herët, është shumë herët për ikjen e dritës
Herët edhe për mbylljen e luleve nën gjethe…

Vonë është edhe për ne që lagim lulet
Mbi dheun e lehtë e të butë, që mbrojtur ju ka
Nga andrallat e kësaj jetës tonë plot frikë.

Jetës që e jetuat aq ëmbël
Edhe pse lule pelin
Ju dhuroi…