Gjergj Jozef Kola: Kur kam dashtë me u ba poet

dashunia jonë poezi nga gjergj jozef kola

Na jena nji qytetnim i çuditshëm
ku njerzit zgjohen nadje herët
e shofin diellin n’sy.
N’vend që me iu falë
e me iu gëzue
dritës së ngrohtë
e gjuejnë me gurë
e shndrrohen në shtëllunga tymi
e njashtu mbesin
tanë jetën e tyne
si nji dru rrufedjegun
që nuk hodhi kurrë rranjë.
Vonë e mësova se poet lindesh…

ObserverKult