Fation Lami: Nën qiell rrufeshë, më shfaqesh ti…

Përbri trishtimit, muzg-përgjysmuar
nën qiell rrufeshë, më shfaqesh ti;
Akrepat e orës, prej kohësh ndaluar
mbrëmjen e kthejnë në përjetësi !

Po qiellit tënd, kthyer janë retë ;
Mbi ty, lëshohet ndonjë pikëz gri ?
Nata – më thuaj – Të gjen të qetë ,
sa herë frymëmarrjen s’ta ndjen njeri ?