Fatkeqësia më e madhe që mund t’i ndodhë njeriut inteligjent është të caktohet vartës i budallait…

Në vitin 1725 në Venedik, lindi Giacomo Casanova, shkrimtar italian, aventurier, autobiografia e të cilit ‘Histoire de ma vie’, konsiderohet si një nga burimet më autentike të zakoneve dhe normave të jetës shoqërore evropiane gjatë shekullit të 18-të.

Kazanova ishte aq i njohur për aventura dashurie sa emri i tij edhe sot është sinonim i njeriut të dhënë shumë pas grave, ashtu sikurse edhe një i alkoolizuar pas pijes.

Kazanova kishte lidhje me familje mbretërore evropiane, papë e kardinalë, dhe shoqëri të ngushtë me njerëz të shquar si Volter, Gëte dhe Mozart.

Kazanova vdiq më 4 qershor 1798 në Bohemi (Republika Çeke).

ObserverKult iu sjell disa thënie të shkrimtarit Giacomo Casanova:

Fatkeqësia më e madhe që mund t’i ndodhë njeriut inteligjent është të caktohet vartës i budallait.

Njeriu i zgjuar nuk mund të jetë kurrë krejt i palumtur.

Gjatë jetës sime s’kam bërë asgjë tjetër veçse, kam kërkuar të sëmurem kur kam qenë në shëndet e pastaj kam kërkuar të rimarr veten kur shëndetin e kisha humbur.

Inteligjenca jonë gabon kur mendon për të tjerët sipas këndvështrimit tonë.

Realiteti varet nga imagjinata.

Kur je i dashuruar, mjafton fare pak për t’u dëshpëruar apo për të prekur qiellin me dorë.

Dashuri: pamundësi përkufizimi .

Martesa është varri i dashurisë.

Gratët janë si qershitë: njëra tërheq tjetrën.

Duhet vetëm të kesh guxim, sepse forca pa vetëbesim është e padobishme!/ObserverKult