Fatos Arapi: Atdheu është dhimbje, është dhimbje…

fatos arapi portret observerkult

Poezi nga Fatos Arapi

Atdheu është dhimbje, është dhimbje.
një prill i pikëlluar në shpirt.
Atdheu është kryqi, është kryqi.
e mban – dhe të mban ty – në shpirt.

Atdheu është toka e premtuar.
ti shkel si një zot dhe s’e ka nën këmbë.
Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar.
vdes dashuria në dashuri që të çmend.

Atdheu është buka e uritur,
të ikën nga duart e dot nuk e ngop;
ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur;
me sytë n’errësirë vetveten kërkon.

Atdheu është varr i hapur, është varr.
një jetë drejt tij shkon me besë që bind.
në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë.
në një pikë loti lirinë e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti.

ObserverKult


fatos arapi portret observerkult
Fatos Arapi

Lexo edhe:

MERO BAZE PËR FATOS ARAPIN: ATDHEU TË NDJEN…

(Një skicë për Fatos Arapin)

Nga Mero Baze

Fatos Arapin e kishin ftuar të ishte në shtëpinë e Alimerkove, në Vlorë.

Ishte tetor i vitit 1994 dhe Sali Berisha kërkonte të çelte fushatën e referendumit për Kushtetutën nga shtëpia e Alimerkove, e cila kishte dy të vrarë nga lufta, njërin si dëshmor partizan, e tjetrin si dëshmor, pjesëtar të Ballit, po ashtu të vrarë në luftë.

Ishte një përpjekje për të gjetur një nyje bashkuese për qytetin, që dukej se nuk e pranonte.

Fatos Arapi ishte në korridorin e shtëpisë, bashkë me disa pjesëtarë të një forumi intelektualësh, por dhe si djalë i Toli Arapit, një prej personaliteteve të mëdha të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.

Berisha hyri ashtu rrëmujshëm dhe i kompleksuar nga klima që e rrethonte në qytetin e Vlorës…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU