Fatos Arapi: Ç’dhembje qenka të dashurosh ty…

Ç’dhembje qenka të dashurosh ty.

Dashuritë e tjera lindin vetëm një herë,
vdesin vetëm një herë.
Pastaj prehje, qetësi, harrim.
Ti – dhe lindje eterne,
dhe vdekje eterne e dashurisë.

Ç’dhembje qenka të dashurosh ty.