Fatos Arapi: Edhe sonte…

fatos arapi

Edhe sonte në kurrizin e rruzullit
do të gjejmë një copë vend
ku të ulet dashuria jonë.
Edhe sonte, në çeturinë e qiellit
do të kërkojme yllin,
që i panevojshëm, mbi kokë na ndriçon.
Dhe diçka të gëzueshme,
për t’i thënë njëri-tjetrit,
do të gjejmë edhe sonte…