Fatos Kongoli i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së tij.
Kongoli rrëfeu se pas botimit të romanit “Iluzione në Sirtar” ndaj tij pati një “lumë” kritikash por edhe llumë të hedhur nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale.
Ai rrëfeu se u qetësua vetëm pas një e-maili që i erdhi nga Gresa Kadare, vajza e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.
Pjesë nga biseda:
Dy libra në të cilën ju keni folur imtësisht për jetën tuaj, “Iluzione në Sirtar” dhe “Kapitulli i Amerikës”, sa i lehtësuar u ndiet pasi e përfunduar dhe pasi doli në botim “Iluzione në Sirtar”?
Fatos Kongoli: “Iluzione në Sirtar”, kam kaluar periudhën më të vështië të jetës time, sepse unë pohoja gjëra të jetës time personale, që u shtrembëruan, u nxorën nga e vërteta, dhe u sulmova shumë. Atëherë pashë se nuk e dija që kisha patur kaq shumë armiq. U sulmova me një lloj ligësie të paimagjinueshme në këto rrjetet sociale.
Vetëm mbaj mend që në atë zallamahi ku unë paraqitesha me çfarë ngjyre të duash ti, kam marrë një e-mail, që nuk e harroj as sot e kësaj dite, që e kam marrë nga Gresa Kadare.
Çfarë shkruhej në të?
Fatos Kongoli: Ajo shkruante që mos ja vër re se çfarë thotë filani, ishte një që mbante veten si shkrimtar, më kishte sulmuar në një mënyrë të paimagjinueshme.
E kishe menduar më parë që do të kishe një sulm të tillë?
Fatos Kongoli: Kisha menduar që do kishte probleme, por më kishin sulmuar barabarisht. Kur më erdhi e-mail isha në Amerikë dhe ishte shumë lehtësues për mua. Ishte nga Gresa por sigurisht që aty kishte dorë edhe vetë Kadareja, ma merr mendja.
Videon mund ta shikoni KËTU:
/Vizionplus.tv/ ObserverKult
Lexo edhe:
VITI I RI NA JEP SHPRESË…
Nga Kujtim Mateli
Fill pas saj,
Një fjongo e kaltër ditët e vitit mbështjell,
Ditë të mbushura me shqetësime njerëzish,
Mbushur me shira, me fruta, me diell.
Ndihet një parfum vjeshte në tavolinat tona,
Është tretur në ajër një zënkë e pak çasteve më parë,
Një trishtim që na vinte rrotull është tulatur diku,
Një gëzim i porsa lindur qoshen e bisedës ka marrë.
Ndjejmë nevojën për të folur më shumë,
Diçka e pathënë merr udhë dhe bëhet temë e bisedës.
Është çasti kur e duam më pranë njëri-tjerin,
Pyesim më shumë për njëri-tjetrin,
Gëzohemi më shumë për njëri-tjetrin.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult