Federico Fellini: Ndonjëherë natën

Natën, ndonjëherë,
kjo errësirë,
kjo heshtje, më shtypin.
Kjo lloj paqeje më shtie frikë,
më tepër se gjithçkaje i tutem.
Më ngjan se është vetëm dukje
dhe ferrin fsheh.
Mendoj çka nesër bijtë e mi do të shohin.
E mrekullueshme ka për të qënë bota, thonë.
Por me ç’mend e thonë
kur tringëllimë telefoni mjafton
fundin e gjithçkaje të lajmërojë?

Do të duhej larg pasioneve të jetonim,
larg ndjenjave,
në harmoninë e një vepre arti të përsosur.
Do të na duhet t’ia dalim të dashurojmë aq fort
sa jashtë kohës të jetojmë.
Larg saj. Mospërfillës.

© shqipëroi Maksim Rakipaj