Federiko Garcia Lorka: Takimi

frederico garsia lorca shoh teatri

As ti as unë
nuk jemi të gatshëm
të takohemi.
Ti…për atë që di.
E kam dashur shumë!
Ndiqe atë rrugicë.
Ne duar
kam vrimat
e gozhdëve.
S’e sheh
si përgjakem?
Mos shiko kurrë prapa.
Shko ngadalë
dhe lutju me mua
Shen Gaetanos
që as ti as unë
nuk jemi gati
të takohemi.


Përktheu: Faslli Haliti