Federiko Garsia Lorka: Më lini në këtë fushë, duke qarë

Federico Garcia Lorka
Federiko Garsia Lorka

Klithma lë në erë
një hije qiparisash.

(Më lini në këtë fushë,
duke qarë).
Gjithçka është shkatërruar në botë.
Nuk ngelet asgjë më veç heshtjes.
(Më lini në këtë fushë,
duke qarë).

Horizonti pa dritë
Është i kafshuar nga flakadanët.
(Unë ju thashë që të më lini
në këtë fushë,
duke qarë).

Përktheu: Meri Lika

————————————————————-

LEXO EDHE: FEDERIKO GARSIA LORKA, POETI QË U POSHTËRUA, TORTURUA DHE NË FUND U PUSHKATUA

Federiko Garsia Lorka ishte një nga shkrimtarët spanjollë më të vlerësuar në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Krijimtaria është thelbësore për studiuesit e letërsisë, ndërsa figura e tij është bërë një model referimi. Një muaj para se të vdiste, kur miqtë e nxisnin të largohej nga lufta civile në lindje, Lorka u rikthye në Granadë. Ai do të pushkatohej më 19 gusht 1936.

Viktimë e gjuetisë së komunistëve dhe homoseksualëve? Larje hesapesh klanore?

Misteri vijon të jetë i pranishëm. Vdekja jehon gjithnjë e më fort në vetëdijen kombëtare, shenjë e pashlyeshme e luftës civile në Spanjë, një episod që vështirë se mund të harrohet. Lorka ishte vetëm një nga viktimat e luftës; viktima, identitetin e të cilëve nuk e njohim, por gëzimi i të cilëve u rrëmbye padrejtësisht nga mizoria e fashizmit. Kësisoj, figura e Garsia Lorkës merr një rëndësi edhe më të madhe: jo vetëm për faktin që ishte një nga shkrimtarët më të mëdhenj spanjollë, por ishte njëherazi një nga viktimat e panumërta të luftës civile.

Në ditët tona e studiojmë Lorkën të mahnitur, gjithë entuziazëm, veç fundi i tij tragjik na lë shije të hidhur. Puna e tij, shumë e vlerësuar sot, nuk u mirëprit sa ishte gjallë, poeti e njohu famëm vetëm pas vdekjes. Le të mos harrojmë se, disa nga veprat e tij më të njohura u botuan pas vdekjes…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU