Alain Bosquet: Po ta shkruaj këtë letër…

alain bosquet letër

po ta shkruaj këtë letër
siç u shkruhet mushkërive vetjake
për t’u dërguar ndopak risi
nga gjunjët e tyre
edhe buzët që pëshpërisin oqean
nuk e kuptoj pse
të ngarkohet me fjalë
ajo që është fjalë
barku yt zanore
zemra jote fjalë rond
mblidhem sërish
të rrëshqas mes mesazhesh tu
të dashur
nga një meteor i lëmuar
ja nënshkrimi im
ndoshta emri im
do të të përtërijë
po ta shkruajë këtë letër
në pështymë mbretërore.

*Titulli i origjinalit: “Letra”

Përktheu: Rexhep Ismajli

ObserverKult

————————–

Kliko edhe:

LETËR DASHURIE E REMARKUT: SHPIRTI IM, QIELLI IM, THUAJ SE MË DO…