Sabri Fejzullahu: Mos mendo se jam i lumtur… (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të ndiqni njërën prej këngëve më të dashura për publikun, “Mos mendo se jam i lumtur”, kënduar nga Sabri Fejzullahu.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Izet Rraci, kurse muzikën dhe orkestrimin e ka bërë Xhevdet Gashi:

Mos mendo se jam i lumtur,
nëse unë këndoj.
Mos mendo jam me fat,
nëse nuk lotoj.

Gabon shumë mik i dashur,
mbase nuk e di,
se dhe unë di te vuaj,
sikur çdo njeri.

Po kush s’mund ta kuptojë,
çfarë ndjen në brendi,
një zog mali kur këndon
e nuk ka liri.

Nëse në sytë e mi
lot unë nuk kam,
Nuk do të thotë mik i dashur,
se i lumtur jam.

Në zemër time kam një dhembje,
në zemër kam një plagë,
që më dha toka nënë,
që më digjet flakë.

Po kush s’mund ta kuptojë,
çfarë ndjen në brendi,
një zog mali kur këndon
e nuk ka liri.

ObserverKult

————————————————————

LEXO EDHE: SABRI FEJZULLAHU: NË ËNDËRR SHPESH MË SHFAQESH TI..(TEKSTI DHE KËNGA)

Në ëndërr shpesh më shfaqesh ti,
Plot gaz, jetë e lumturi,
Plot mirësi edhe plot nur,
E plot magji krejt si dikur.

Pastaj nuk vi dot në vete,
Nga misteri i kësaj jete,
Përse më djeg po ai zjarr?
Përse më ndjek deri ne varr?

Ato flakë pse s’fashiten ?
Nëpër vite që radhiten?
Përse harresa nuk të merr?
Përse më bëhesh më mister?

Kur u vyshka bukuria
Pse su zbehka dashuria
Përgjigjen se gjej askund
Përqaf vuajtjen e pafund

Pse s´thashë të du,
Sa ishe këtu,
O pse s´thash të du
Sa ishe këtu

Edhe kur krejt i kam me grat,
E s´kam kohë as për gjumë,
O m’eja në ëndërr për çdo natë,
Dhe le të vuaj dhe më shumë,
Dhe le të vuaj dhe më gjatë,
Se ndryshe nuk mund t´kem gat’
E nuk tjeter fat,
e unë nuk kam tjetër fat!

Pse s´thashë të du,
Sa ishe këtu,
O pse s´thash të du,
Sa ishe këtu!


LEXO EDHE: SABRI FEJZULLAHU: SHUMË VJET KALUAN QË S’ISHIM PARË… (TEKSTI DHE KËNGA)

Shumë vjet kaluan që s’ishim parë,
Si t’i harroj këto vrragë mbi ty,
M’vjen për të klithur e për të qarë,
Shumë më mirë t’mos kisha sy…

TEKSTIN DHE KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU