“FemArt 2020” mbahet nga 15 deri më 20 tetor

Edicioni i tetë i festivalit “FemArt” do të realizohet më 15 deri më 20 tetor në Prishtinë, kanë njoftuar organizatorët.

Në një komunikatë për media është bërë e ditur që motoja e edicionit për vitin 2020 është “Solidariteti dhe Qëndrueshmëria”.

“Solidariteti si parim i mbështetjes së ndërsjellë në mes grave dhe vajzave, artisteve dhe aktivisteve që punojnë për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Qëndrueshmëria si aftësi për t’i bërë ballë fatkeqësive, traumave dhe sfidave duke u ngritë në këmbë sa herë rrëzohemi e duke e ngritë zërin sa herë që mundohen të na heshtin”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi vë në pah se si pasojë e pandemisë, koncepti dhe formati i edicionit 2020 ka ndryshuar.