Fëmijët bllokuar brenda trupave të të rriturve. Kjo është skulptura spektakolare që mori vëmendjen e publikut që në momentin e parë kur u prezantua, në “The Burning Man festival” në Nevada.
Titulluar ‘LOVE’, skulptura e Alexander Milovit është e konstruktuar me shufra teli, ku dy silueta të rriturish, të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, që personifikojnë një konflikt momenti mes një burri e një gruaje, brenda vetes përmban dy statuja fëmijësh që ndërkohë lozin mes vete. Kështu, sipas kritikëve, “Love” paraqet më së miri mospërputhshmërinë mes asaj se çfarë flasim e çfarë bëjmë./ ObserverKult