Fëmijët që lexojnë shumë libra në fëmijëri, janë më të suksesshëm në jetë

Portrait of pupils looking at page of encyclopaedia at reading lesson

“Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt”, thoshte Ciceroni. Të humbasësh në një labirinth librash dhe të zhytesh në një univers historish është një udhëtim me çmim të lirë që hap mendjen dhe jep avantazhe të mëdha.

Leximi përmirëson jetën: ndihmon në kalimin e stresit, ndihmon në përballimin e problemeve të ditës.

Një studim i fundit ritheksonr se të lexuarit nuk është vetëm një gjë e bukur por edhe e dobishme. Kërkimi i kryer nga tre ekonomistë të universitetit të Padovas, Giorgio Brunello, Guglielmo Weber dhe Christoph Weiss, ka zbuluar një lidhje mes përtimit të të rriturve në një ambient stimuleus për leximin dhe bagazhit të tyre kulturor.

Të jetosh një fëmijëri plotë me libra dhe histori ndihmon të vegjlit të përmirësojnë pozicionin e tyre në jetë.

Studimi i publikuar në “The Economic Journal” ka marrë në konsideratë 6 mijë persona në nëntë vende të ndryshme të Europës. Konkluzioni i kërkimit është që, personat të cilët kanë lexuar që të vegjël mund të pretendonin të fitonin materialisht më shumë se sa ata që gjatë fëmijërisë nuk kishin lexuar asnjë libër.

Studiuesit kanë zgjedhur periudhën mes vitit 1920 dhe 1956, kur në Europë u zgjidh çështja e arsimit të detyruar.

Ata më pas kanë vëzhguar llojin e ambientit në të cilin u rritën. Panë nëse personat tashmë të rritur lexuan gjatë moshës 10 vjeç dhe sa libra ata kishin lexuar. Nga kërkimet doli se një vit shtesë arsimimi, përveç atij të detyrueshëm, ka rritur të ardhurat mesatare të një njeriu me 9%. Por rendimenet varijojnë shumë në bazë të beigraundit social-ekonomik.

Personat e rritur në një familje me më pak se një raft librash kanë fituar vetëm 5% më shumë në krahasim me 21% të atyre që kanë lexuar më shumë.

Ndërsa ata që u rritën me më shumë libra kishin më shumë probabilitet për të kaluar në pozicione pune më të mira që ofrojnë mundësi më të mëdha fitimi se sa ata që u rritën me më pak libra. Jo vetëm kaq, të parët e kanë gjetur më lehtë një punë në zyrë.

“Një shtëpi plotë me libra indikon kushte social-ekonomike më të mira”, thotë studimi. Numri i librave në shtëpinë e një fëmije mund të tregojë shumë mbi llojin e ambientit në të cilin rritet dhe mbi ate se çfarë personi do të bëhet kur të rritet. Një shtëpi plotë me libra inkurajon dhe stimulon aftësinë njohëse dhe social-emotive të më të vegjëlve, të rëndësishme këto për suksesin ekonomik e atë të punës përgjatë jetës./ ObserverKult