Ferizaj feston 150-vjetorin e themelimit të qytetit, “Shota” mbajti një performancë artistike

Krahas manifestimeve dhe aktiviteteve të shumta për nder të 150-vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizajit së fundmi Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka mbajtur një performancë artistike.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit derisa ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga aktiviteti i mbajtur.

Për artdashësit e Ferizajit kjo trup ka dhuruar momente të bukura përmes interpretimit të këngëve popullore.

Po ashtu u mbajt edhe Akademia Solemne dhe Koncerti Memorial ku vuri në pah heroizmin e dëshmorëve. /ObserverKult


Lexo edhe:

ANSAMBLI “SHOTA” PJESË E GARËS “CHEONEAN FOLKORE AND DANCE FESTIVAL” NË KORENË E JUGUT

“Shota” , përkrah 17 shteteve nga mbarë bota, në “Cheonean Folkore and Dance Festival” të Koresë së Jugut

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, të premten do të udhëtojë për në Seul të Koresë së Jugut, për të marrë pjesë në Festivalin “Cheonean Folkore and Dance Festival”, i cili do të mbahet nga data 25 deri më 29 shtator.

“Pas performancës së suksesshme në festivalin e madh të folklorit në Büyükçekmece të Turqisë, në të cilin Ansambli ‘Shota’ është nderuar edhe me çmim të dytë, si dhe pas pjesëmarrjes në manifestimin tradicional ‘Festa e Themelimit’, që është mbajtur në Horë të Arbëreshëve (Sicili). Ansambli do të prezantojë kulturën dhe traditën shqiptare në Korenë e Jugut”, thuhet në njoftim.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult