Fernando Pessoa: Kam vetëm dy data…

Nëse mbas vdekjes time
Duan të ma shkruajnë jetëshkrimin
S’ka gjë më të thjeshtë
Kam vetëm dy data
Të lindjes dhe të vdekjes
Mes njërës dhe tjetrës
Tërë ditët janë të miat!

Kaq e lehtë të më përcaktosh:
Kam jetuar si një i çmendur
Kam dashuruar shumë gjëra
Po pa sentimentalizëm.

Kurrë s’kam dëshiruar
Gjëra të pamundshme për t’u realizuar
Sepse kurrë s’kam qenë i verbër.
Ndjesimi për mua
S’qe veç shoqërimi i të parit
Kam kuptuar se gjërat janë reale
E të gjitha të ndryshme.
E këto i kam kuptuar me sy,
Kurrë me mendim
T’i kuptoja me mendim
Do të kishte qenë sikur të gjitha t’i gjeja njëlloj.

Dhe kështu një ditë
Si çfarëdolloj fëmije më morri gjumi
Mbylla sytë e fjeta.
Prej asaj kohe
Kam mbetur
I vetmi poet i natyrës!

(Perktheu: M.Zeqo)