Nga Fernando Pessoa
“Kurrë nuk e dashurojmë dikë konkretisht. Dashurojmë veç idenë që kemi formësuar vetvetiu për dikë.
Ky është thjesht një koncept i yni vetjak, domethënë që përmbledhtas, pikërisht vetveten, ne dashurojmë.
Kjo gjë vërtetohet në çdo lloj dashurie.
Në dashurinë seksuale, synojmë kënaqësinë vetjake, që mundësohet përmes një trupi të huaj.
Kurse në dashurinë jo seksuale, synojmë kënaqësinë tonë vetjake, të mundësuar nga idetë tona gjithsesi.
Marrëdhëniet midis një shpirti dhe një shpirti tjetër, që mishërohen përmes disa gjërave tejet të brishta dhe kundërthënëse si fjalët e rëndomta dhe gjestet që ne bëjmë, janë diçka fort e koklavitur.
Në vetë thelbin e aktit të njohjes, jemi çnjohur mirëfilli.
Thonë dy të dashuruarit “Të dua”, dhe gjithçka e thonë dhe e mendojnë në formë të këmbyeshme, teksa secili synon të thotë diçka të ndryshme, një jetë mbase të ndryshme, ndoshta edhe një ngjyrë dhe një aromë të ndryshme, sipas përmbledhjes abstrakte të përshtypjeve që përbëjnë botën shpirtërore”.
(Nga libri i Fernando Pessoa ‘Livro do Desassossego’)
konica.al
ObserverKult
Lexo edhe:
MENTALITETI I SHQIPTARIT: GRATË I DASHUROJMË, POR EDHE I RRAHIM!
Nga Edison Ypi
Në fshatin tonë për Dashurinë vrasim e vritemi, rrahim e rrihemi, vjedhim e vidhemi.
Një kushuriri im e njohu gruan kur ishte ushtar. Aq shumë e deshi, sa për hatër të saj rrahu një mëhallë të tërë.
Vëllai i tij kur u fejua, vetëm pse iu duk se dikush i hodhi një herë sytë të fejuarës së tij, theu mbi dyqint krahë, këmbë, brinjë, kyçe, të kujt i doli përpara.
Një djali i xhaxhait tim u marros pas një pehrie në fshat. Babai i çupës s’deshte që s’deshte. I thoshte “s’je i sërës”. Ky i tha; S’e ke lexuar Romeon dhe Xhulietën. Dashuria s’pyet për sërë. Lëri nazet. Babai, nga frika që mund ta merrnin për injorant që s’lexon libra, pa ç’pa ja dha çupën për grua.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult