Fernando Pessoa: Ndërmjet gjumit tim dhe ëndërrimit

Fernando Pessoa:

Poezi nga Fernando Pessoa

Ndërmjet gjumit tim dhe ëndërrimit,
Ndërmjet meje dhe atij brenda meje
Që mendon se jam unë,
Një lumë rrjedh pa fund.

Në rrugëtimet e tij gjarpëruese,
Çfarë bëjnë të gjithë lumenjtë,
Ky ka kaluar në brigje të tjera e të ndryshme
Në vendet e largëta.

Ka arritur këtu ku jetoj tash,
Në shtëpinë ku jam sot.
Nëse ndalen në veten time, ai kalon;
Nëse zgjohem, ai tashmë veç ka kaluar.

Dhe ai që mendoj se jam, që vdes
Në atë që më lidh me vetveten,
Flen aty ku lumi rrjedh –
Ai lumë pa fund.

11 shtator 1933

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


fernando pessoa sami hajra

Lexo edhe:

FERNANDO PESSOA: NËSE E KE TË PAMUNDUR TË JETOSH VETËM, KE LINDUR SKLLAV!

Je i lirë kur mund të largohesh nga njerëzit, pa qenë i detyruar t’i kërkosh nga nevoja për para apo instinkti i tufës apo dashuria, lavdia, kurioziteti, gjëra që nuk gjejnë ushqim në heshtje dhe vetmi.

Nëse e ke të pamundur të jetosh vetëm, ke lindur skllav. Mund të kesh gjithë madhështinë e shpirtit dhe të zemrës: je një skllav fisnik, një skllav i zgjuar, por nuk je i lirë. Dhe nuk je përgjegjës për këtë tragjedi, sepse tragjedia e të lindurit në këtë mënyrë nuk ka të bëjë me ty, por me vetë Fatin përballë teje.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU