“Porta e Ferrit”, vendi ku flakët qëndrojnë ndezur që prej 1971

“Porta e Ferrit”, e pagëzuar me këtë emër nga banorët e Turkmenistanit, ndodhet pranë fshatit Derveze në shkretëtirën veri-perëndimore të vendit.

Gjithçka nisi në vitin 1971 kur kërkues të ish-Bashkimit Sovjetik nisën kërkimet për gaz dhe naftë. Dhe ata kishin të drejtë.

Nëntoka në këtë rajon të Turkmenistanit fsheh sasi të mëdha gazi. Por gjatë gërmimeve, toka u shemb duke formuar një gropë mbi 20 metër të thellë dhe me diametër prej 70 metrash.

Nga ky incident nisi të çlirohej gaz metan, tepër helmues për njeriun, në mënyrë të pakontrolluar në sipërfaqje.

Rusët menduan si zgjidhje ndezjen dhe djegjen e sasisë së gazit që çlirohej për të shmangur helmimin e banorëve lokalë.

Në atë kohë ata menduan se flakët do të shuheshin brenda pak ditësh, e ndoshta javësh, por këtu gabuan.

Sot kanë kaluar katër dekada dhe gazi që çlirohet në këtë pjesë të Turkmenistanit vazhdon të digjet. Flakët e “Portës së Ferrit” qëndrojnë ndezur që prej 1971.


—————————-

LEXO EDHE: ISHULLI I KOBRAVE, VENDI I NDALUAR PËR NJERËZIT

Me një sipërfaqe rreth 430.000 metra katrorë dhe gjatësi 1.5 kilometra, ky ishull është i ndaluar për njerëzit me vendim të qeverisë braziliane. Pasi aktualisht konsiderohet një nga vendet më të rrezikshme në botë.

Në fakt, në hyrje të ishullit ka një tabelë që informon se zbarkimi në ishull është i ndaluar. Hyrja është e ndaluar për çdo qytetar të zakonshëm dhe aty lejohet vetëm personeli i autorizuar, transmeton .a2news.com’.

Në këtë ishull jeton një larmi e madhe gjarpërinjsh, edhe pse njëri prej tyre spikat mbi të tjerët: Bothrops Insularis.

Me ngjyrë të verdhë dhe me përmasa rreth 70 centimetra, karakterizohet si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë.

Vlerësimet e ekspertëve sugjerojnë se ka një ekzemplar të këtij zvarraniku për çdo metër katror të ishullit. Kështu që është më i zakonshmi që mund të gjendet dhe kafshimi i tij mund të shkaktojë probleme të shumta, deri në vdekje.