Festa e Librit në Gostivar do të hapet me mbrëmjen kushtuar Xhabir Ahmetit

Ditën e martë, 17 shtator në orën 17.00 në Gostivar do të hapet panairi që tashmë është tradicional për Gostivarin.

Gostivari sërish do të jetë nikoqir i personaliteteve të letrave të shkruara shqipe!

Lidhja Shqiptare në Botë, Kuvendi për Maqedoninë e Veriut në bashkëveprim me shoqatat, artistët dhe bisneset vendase dhe në partneritet me qendrën “Mosaic” do të organizojë spektaklin tanimë të njohur për opinionin “Festa e librit 2024!”

Ngjarja do të hapet në orën 17.00 me mbrëmjen kushtuar shkrimtarit Xhabit Ahmetit.

Folës do të jenë: profesorët e letërsisë nga Universiteti i Tetovës, prof.dr. Fatmir Sulejmani, prof.dr. Salajdin Salihu si dhe poeti nga Gostivari Lulzim Haziri.

Pjesë nga krijimtaria do të lexojnë: Valdeta Dulahu dhe Xhemazije Rizvani, ku kjo e fundit edhe do ta moderojë këtë event. Ndërsa për afishen e ngjarjes u kujdes disenjatori Ngadhnjim Mehmeti.

ObserverKult


Lexo edhe:

TREGIM NGA XHABIR AHMETI: EMIRA