Festivali Ballkanik: Grupet nga gjashtë shtetet vallëzojnë në Korçë

Grupe nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë gjallëruar qytetin juglindor. Duke performuar në rrugët kryesore e duke kulmuar me valle te përbashkëta në Pazarin e Vjetër të Korçës, gjatë Festivalit Ballkanit.

Arti dhe kultura bashkojnë e nuk sjellin përçarje, tregojnë drejtuesit e asambleve. Ndërkohë vlerësojnë mikpritjen që u është bërë në Shqipëri.

“Është hera e dytë për ne në Shqipëri, po e shijojmë këtë vend të mrekullueshëm. Dhe jemi falënderues për të marrë pjesë në këtë aktivitet për të shfaqur një pjesë të kulturës tonë”, u shpreh Emin Djeceviç.

“Jemi me tepër se 25 persona që kemi ardhur nga Bosnja, është hera e parë dhe është mahnitëse. Duhet të bëjmë me tepër evente të tilla. Që nuk kanë vetëm përmbajtje artistike. Por bëjnë bashkë dhe vendet e Ballkanit, gjë që nuk ndodh shpesh”, Nihad Deriçeviç, Përfaqësues i Bosnjës.

“Ne vijmë nga Prizerni, në edicionin e katërt të festivalit të Ballkanik këtu në Korçë. Sekonda 42 sigurisht sepse me vet faktin që quhet Shpirti Ballkanik e pjesëmarrës janë shumë grupe nga Ballkani. Na bëjnë bashkë sepse arti dhe kultura janë mbi të gjitha dhe janë mbi politikën, mbi çdo gjë që është e keqe, arti është i mirë”, tha Jeton Qafleshi, Përfaqësues i Kosovës.

Festivali vjen pas një sërë ndërprerjesh për shkak të pandemisë, ndërkohë që qëllimi kryesor është ndërlidhja e vendeve ballkanike tregon një nga organizatoret e festivalit.

“Ka një qëllim shumë të madh, për të bashkuar artin e gjithë Ballkanit sepse ne jemi shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin. Është festivali i parë Ballkanik në Shqipëri dhe kjo zhvillohet në Korçë, na bën dy herë krenar. Qëllimi është që ata të mësojnë një valle nga vendet e tjera. Jo vetëm të performojne vallet e tyre. Unë e kam quajtur Ballkani dorë për dore”, u shpreh organizatorja Blerta Belliu, transmeton ‘euronews albania’.

Në fund të festivalit njëri nga grupet ballkanike do të ketë shansin të fitojë çmimin e edicionit të katërt të këtij festivali. Një festival i cili synohet të shtrihet e ne vende te tjera të Ballkanit.


Lexo edhe:

ANSAMBLI I KËNGËVE DHE VALLEVE POPULLORE RIKTHEN TURNEUN ARTISTIK PAS 30 VITESH

ObserverKult