Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, këngëtari Bashkim Alibali, foli, kohë më parë, për festivalin e 11-të ku janë dënuar disa këngëtarë.
Ai tha se në komunizëm i thanë se kënga e tij nuk mund të këndohej dhe se i kanë hequr edhe xhaketën e veshur se nuk shkonte.
Alibali: Unë e mora vesh që do të ishte kënga e fundit kur këndova në Shkodër dhe më thanë se nuk duhet të këndohet ajo këngë.
Unë kam qenë merakli për veshjen. Unë sa e kisha blerë kostumin dhe ata ma hoqën me zor. Enveri kishte dëshirë që të këndohej kënga dhe kishim një formacion të vogël.
Unë mbeta vetëm me një këngë dhe një këngë të Aleksandër Lalos.
Lexo edhe:
“FESTIVALI I 11-TË, KONTRABANDË PARTISË, POPULLIT, PUNONJËSVE”
Publikohet dokumenti arkivor i nxjerrë nga Fondi i ish–Komitetit Qëndror të PPSH-së, i datës 9 prill të vitit 1973, ku i deleguari i Komiteti i Partisë së Tiranës Xhafer Spahiu, me anë të një relacioni dërguar Enver Hoxhës, e informon atë me detaje e hollësira lidhur me mbledhjen e komunistëve të Radio-Televizionit Shqiptarë.
Aty u bënë diskutime të shumta dhe u morr në analizë Festivali i 11-të i Këngës në Radio-Televizion.
Sipas relacionit të Xhafer Spahiut, i cili e ka hartuar atë relacion në bashkëpunim me një grup pune i përbërë nga disa funksionarë të tjerë të aparatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, si: Sadik Bocaj, Hasan Selenica, Pipi Mitrojorgji dhe Vita Adhami, që kanë qenë prezent në atë mbledhje, ku janë kritikuar dhe akuzuar ashpër drejtuesit kryesorë të Radio-Televizionit, Todi Lubonja dhe Nefo Myftiu, si dhe ekipi drejtues i Festivalit të 11-të, me në krye Mihallaq Luarasin si regjizor, dhe Nikolla Zoraqin si udhëheqës artistik.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU: