Festivali i Filmit Frankofon, ministri Hajrulla Çeku ndau dekoratë për Donato Guilianin

Për gjashtë ditë me radhë ka qenë i hapur Festivali i Filmit Frankofon, edicioni i 23-të i cili këtë vit ka trajtuar temën “Portrete të grave”.

Ky edicion është përmbyllur me shfaqjen e filmit të vitit 1959 “Marie –Octobre” me regji të Julien Duvivier.

Në ceremoninë përmbyllëse të këtij Festivali ishin të pranishëm ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, ambasadori i Francës, Olivier Guerot dhe këshilltari për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në këtë ambasadë, Donato Guiliani, ambasadorë e zëvendësambasadorë të Belgjikës, Kanadasë, Zvicrës, kolegë nga kabinetet qeveritare, artistë dhe artdashës.

Çeku i përgëzoi për punën organizatorët e festivalit, si dhe theksoi rritjen e bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Francës.

Sipas një njoftimi të MKRS-së bëhet e dije se ministri Çeku ka ndarë edhe një dekoratë mirënjohjeje për Donato Guilianin në shenjë falënderimi për punën dhe bashkëpunimin jo vetëm për festivalin por edhe për angazhimin drejt jetësimit të marrëveshjes filmike të nënshkruar nga dy vendet.

Ndryshe gjatë këtij edicioni, pra nga 12 deri më 18 tetor, u shfaqën 8 filma të ndryshëm dhe u mbajtën dy konferenca.

ObserverKult


Lexo edhe:

MINISTRI HAJRULLA ÇEKU FLET PËR FESTIVALIN E KËNGËS: PO ORGANIZOJMË NJË NGJARJE TË MADHE

Për Festivalin e Këngës që po organizohet nga Radio Televizioni i Kosovës ka shkruar së fundi edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) Hajrulla Çeku, i cili paralajmëron se për pak ditë në Kosovë po organizohet një ngjarje e madhe kulturore.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


VEÇ PËR DASHUNI M’DUJ PËRGJITHMONË, N’AMSHIM!/ POEZI NGA ELIZABETH BROWING

Elizabeth Barrett Browing: Veç për dashuni

Nëse ka me t’u dasht me’m dashunu,
mos e ba për gjà tjetër veç për dashuni.
Kurr mos thuaj:
t’du për buzqeshjën tande,
për shikimin,
për butësinë e të folunit,
mënyrën e t’mendumit krejt t’puthshëm me t’imin,
që ditës time i jep qetësi.
Krejt këto një ditë kanë me shterru, e dashtun,
n’veti ose për ty, e kjo dashuni, kësi fati,
ka me dekë.

ObserverKult