“On the Adamant”, një dokumentar mbi një qendër lundruese kujdesi për persona me çrregullime mendore, rrëmbeu Ariun e Artë në Festivalin e Filmit në Berlin.
Teksa pranoi çmimin kryesor të festivalit prestigjioz, regjisori Nicolas Philibert u shpreh thellësisht i prekur me vendimin e jurisë për të vlerësuar një dokumentar në vend të një prodhimi thriller.
“Fakti që dokumentari vlerësohet dhe nderohet me çmim, që mund të konsiderohet kinematografi me të drejta të plota, më prek thellësisht. Për 40 vite kam luftuar që të diçka e tillë të ndodhte”, u shpreh Philebert.
I xhiruar përgjatë tre viteve, dokumentari tregon jetën në një qendër kujdesi brenda një anije në anën e djathtë të lumit Sena. Një vend ku pacientët dhe stafi ndërveprojnë në mënyra që thyejnë atë që Philibert e sheh si dehumanizim të psikiatrisë së zakonshme.
“Në këtë film, të xhiruar në psikiatrinë ,’On the Adamant’, jo gjithmonë i dallojmë qartë se kush janë pacientët dhe stafi mjekësor. Dhe kjo është diçka e mirë. U përpoqa të përmbys imazhin që në kemi per personat me probleme mendore. Është stigmatizues dhe diskriminues. Desha të pranojmë atë që na bashkon përtej dallimeve. Diçka si humanizmi i përbashkët. Ndjenja e të qenit pjesë e të njëjtës botë”, shtoi regjisori.
“Ariun e Argjendtë” për aktorin më të mirë protagonist e fitoi Sofia Otero./javanews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
BERLINALE 2023, STEVEN SPIELBERG NDEROHET ME ARIUN E ARTË
Berlinale është rikthyer në format të plotë. Pas dy vjet kufizimesh pandemie “Potsdamer Platz” sërish gëlon nga vizitorët e shumtë nga e gjithë bota. Pra fansa që presin për autografe pas hekurave të tapetit të kuq, gazetarë dhe kineastë të akredituar që vrapojnë nga njëra kino në tjetrën.
Vetëm radhët e gjata të filmdashësve me termus dhe libër në dorë duke pritur me orë të tëra te sporteli i biletave, nuk janë rikthyer.
Blerjet tani bëhen vetëm në mënyrë digjitale. 183 filma po shfaqen në këto dhjetë ditë në Berlin.
Prej tyre 18 marrin pjesë në garën kryesore për Ariun e Artë, çmimin kryesor të Berlinales. Kjo do të bëhet e njohur të shtunën, më 25 shkurt, në një mbrëmje gala.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU: