Festivali i Këngës në RTSH, nisin përgatitjet për edicionin e 62-të

Foto ilustrim

Kanë nisur përgatitjet e para për eventin më të rëndësishëm të muzikës së lehtë shqiptare, Festivalin e 62-të të Këngës në RTSH. 

Në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar ka filluar transmetimi i spotit përmes të cilit ftohen për t’u bërë pjesë e aplikimeve këgëtarët, kompozitorët dhe tekstshkruesit që të marrin pjesë në fazën e parë të edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës , i cili vjen çdo fundvit përmes valëve të transmetuesit publik.

Këtë vit është prezantuar logoja e festivalit dhe gjithashtu adresa e e-mailit.

Ashtu si çdo vit, aplikuesi duhet të garantojë origjinalitetin e krijimit muzikor dhe duhet të dorëzojë në e-mailin zyrtar të këtij festivali këngën e plotë, orkestralen bashkë me zërat shoqërues, instrumentalen e kengës, tekstin, si dhe emrat e autorëve. Kënga nuk duhet të jete e gjate më shumë se 4 minuta.

Kërkohet që emrat e autorëve të këngës konkuruese të shoqërohen me një fotografi të artistit apo grupit performues, me biografinë e tyre, si dhe një numer kontakti apo e-maili.

Të gjitha këngët konkurruese, pasi të pranohen, do të kalojnë në një fazë seleksionuese nga një komision i përcaktuar nga bordi i festivalit.

Të gjitha të rejat më të fundit nga festivaliti do të keni mundësi t’i ndiqni në rrjetet sociale të Fest- 62 dhe RTSH./rtsh

ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH/ AURELA GAÇE: GJITHMONË E NJËJTA HISTORI…

Edhe këtë edicion, Festivali i Këngës ishte plot polemika, akuza dhe artistë që mbetën të pakënaqur për vlerësimin.

Fituese e Festivalit u shpall Albina Kelmendi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa çmimin e parë nga juria e rrëmbeu këngëtarja Elsa Lila.

Ndarja e çmimeve pasoi me një sërë reagimesh, ku së fundi dhe këngëtarja Aurela Gaçe ka dhënë komentin e saj…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU