Sakaq, artisti solli në skenë sharmin dhe humorin për të cilin është i famshëm.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë dashur dhe kanë besuar tek ajo që unë bëj, pasi unë kam ardhur nga hiçi. Nga varfëria, një varfëri e mrekullueshme, aristokrate, por një varfëri vërtet e bukur”, deklaroi i emocionuar regjisori dhe protagonisti i “La vita e bella”.
“Është një nder i madh të jem president i jurisë së festivalit. Si një adhurues i kinemasë po pres me entuziazëm të shoh 21 filmat në garë, në festivalin me historinë më të gjatë”, deklaroi ai, transmeton ‘rtklive’.
Ndryshe nga Kana rivale, festivali më i vjetër i filmit në botë nuk e anuloi edicionin e vitit 2020 për shkak të krizës shëndetësore, por vetëm këtë vit yjet e kinemasë po rikthehen në fuqi të plotë, para pallatit të Lidos, në një shfaqje të mbështetjes për industrinë e goditur rëndë. Një protokoll strikt kundër koronavirusit do të jetë në fuqi përgjatë maratonës 11-ditore.
LEXO EDHE: Nisi festivali i filmit në Venecia, sivjet vjen me ndryshime