Nisi festivali i filmit në Venecia, sivjet vjen me ndryshime

Festivali i shumëpritur i Filmit në Venezia nisi dje dhe do të zgjatë deri në datën 11 shtator dhe 21 projekte janë përzgjedhur për të qenë pjesë e tij.

Për shkak të pandemisë Covid-19, numri i vendeve është përgjysmuar dhe në vend të 8.000 spektatorëve, vetëm 4.000 vende do të jenë në dispozicion të tyre.

Si festivali më i vjetër i filmit në botë, për të mos thënë një nga më prestigjiozët – Festivali i Filmit në Venezia ka qenë gjithmonë një hap para të tjerëve.

LEXO EDHE: Bienalja e Filmit të Venecias sërish nën masat ndaj COVID-19