Poeti lirik Skënder Rusi feston mes miqve 70-vjetorin: Nuk trishtohem, duhet jetuar me optimizëm

skënder rusi

70 vite jetë, të mbushura me punë e krijimtari shumë të pasur festoi mes miqve, dashamirësve e lexuesve të tij, liriku korçar, poeti i mirënjohur Skënder Rusi.

Një mbrëmje e veçante iu dedikua poetit, me poezitë e zgjedhura nga krijimtaria e tij. Miqtë dhe adhuruesit e poezisë së tij i dedikuan urimet më të ngrohta poetit që si askush tjetër i këndon Korçës dhe dashurisë.

Skënder Rusi është një poet unik, një mjeshtër i vërtetë i fjalës, skalitës i vargut dhe shpirtit të madh lirik. Ai i ka kënduar shpirtit, ndjenjës sublime të dashurisë dhe Korçës, duke hyrë në thellësi te shpirtrave me vargjet e tij të mrekullueshme.

Në 70 vjetorin e tij, ai u shpreh se megjithëse vitet ikin, njeriu duhet të jetojë me optimizëm.

Skënder Rusi është autor i disa vëllimeve me poezi, të vlerësuara me çmime dhe të përfshira në disa antologji kombëtare dhe ndërkombëtare./balkanweb