Në faqet zyrtare të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, vazhdojnë të transmetohen livestream shfaqjet që janë pjesë në kompeticionin e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, “Moisiu ON”.
Së fundi për artdashësit ka qenë në transmetim shfaqja me titull “Dorëzimi i Spokan”, një produksion i Teatrit të Gjakovës.
Ngjarja shpalos tregimin e Karmajkëll, i vetëquajtur si racë e bardhë superiore. Që kur ishte fëmijë, disa “katundarë të pistë” i kishin mbajtur dorën në binarë derisa kjo dorë ishte copëtuar nga treni. Dhe i cili ka qenë në kërkim të dorës së humbur për dyzeteshtatë vite me radhë.
E gjitha ndodh në një dhomë hoteli të huazuar nga Karmajkëll, e cila ndërkohë shndërrohet edhe si burg i përkohshëm për Merilinin dhe Tobin.
Dy shitës të vegjël droge, të cilët kanë menduar se do të fitojnë një shumë të majme parash duke i ofruar Karmajkëllit një dorë të vjedhur nga një muze lokal si përgjigje për kërkimin e gjatë 47-vjeçar të tij. Edhe pse dora tani e ofruar dikur i përkiste ishte një njeriu me ngjyrë.
“Prezantohet me dorën që qartazi nuk përputhet me të”
Qartësisht ide shumë e gabuar. Pasi prezantohet me dorën që qartazi nuk përputhet me të. Si rrjedhojë kjo gjë intensifikon tendencat më të rrezikshme racore dhe tanimë të ditura të Karmajkëllit.
Në veçanti kundër Tobin, pasi ai i përket racës së zezë. Pa marrë parasysh që kjo fyen rëndë Merilinin, sidomos përdorimi i vazhdueshëm i fjalës “zezak” nga Karmajkëll.
I gjithë ky pozicionim racor i Karmajkëllit duket ta ketë marrë nga nëna e tij. E cila edhe pse dikur kishte bërë pak për ta ndaluar humbjen e dorës së tij. Megjithatë ajo nuk kishte hezituar që ta indoktrinojë.
Regjisor i këtij projekti është Ilir Bokshi, ndërsa komponentët e tjerë të rëndësishëm janë, autor Martin McDonagh. Përkthyes Shkëlzen Berisha, asistent Valon Pallaska, skenograf Petrit Bakalli. Kostumografe Vesë Kraja, muzika nga Trimor Dhomi. Dhe me interpretimin e shkëlqyer të aktorëve të mirënjohur Edi Kastrati, Edmond Hafizademi, Albulena Kryeziu Bokshi dhe Bujar Ahmeti./ATSH
LEXO EDHE: “FESTIVALI MBARËKOMBËTAR I TEATRIT” NIS ME MAKBETHIN NGA TRUPA E TEATRIT TË SHKUPIT