Festivali muzikor “Coachella” mund të shtyhet për vitin e ardhshëm

Festivali muzikor amerikan, “Coachella ValleyMusic and Arts Festival”, duket se u shty edhe kësaj radhe. Ai ishte caktuar të mbahet muajin tetor 2021, por u shty për prill të 2022-tës.

Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur dy burime për Variety. Veç këtij festivali, pritet të shtyhet edhe festivali i muzikës kantri Stagecoach, që mbahet dy vikende pas Coachella-s.

Përfaqësues të ngjarjes nuk kanë kanë komentuar për revistën Variety. Nëse kjo konfirmohet, do të bëhet hera e katërt që shtyhet kjo ngjarje madhështore.

Burime për Variety thonë se arsyeja e shtyrjes së festvalit është pasiguria rreth organizimit të tij për shkak të pandemisë së COVID-19. Edhe pse shumë kompani po planifikojnë që kah përfundimi i sezonit veror të organizojnë turne.

Për Coachella, brenda ditës shiten deri në 125 mijë bileta, e mbledhja e 100 mijë personave në një vendngjarje si kjo do të krijojë mundësi për përhapje të shpejtë të COVID-19, transmeton ‘rtklive’.

Edhe pse ka kohë deri muajin tetor, përgatitjet për festival fillojnë më herët, që do të thotë se ata duhet të përgatiten edhe për festivalin e vitit të ardhshëm.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se festivalet tjera të planifikuara për këtë vjeshtë nuk do të organizohen. Shumë vende kanë liruar masat ndaj COVID-19, por kjo nuk vlen për Kaliforninë, pasi që numri i të infektuarve është i lartë.

Në Teksas e Floridë tashmë janë planifikuar koncerte për këtë pranverë. Kjo ka dallim, sepse koncertet zgjasin një ditë, e Coachella dy javë.

Festivali i muzikës Coachella organizohet në Kaliforni, në luginën Coachella në Colorado Desert. Ai u themelua në vitin 1999.

LEXO EDHE: EUROVISIONI VENDOS ZHVILLIMIN E FESTIVALIT ME SKENARIN B