Festivali Ndërkombëtar i Klarinetit në Kosovë nisi me performancën e Genti Dollanit

Nata e parë e festivalit solli një kombinim të mahnitshëm të pasionit dhe virtuozitetit. Klarinetisti i shquar Genti Dollani dhe ansambli i klarinetave ndezën skenën me një performancë plot pasion dhe energji në natën e parë të edicionit të katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetit në Kosovë.

Koncerti i dytë do të mbahet me 11 nëntor në Atelien e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe në skenë do të performojnë Maestro Giovanni Punzi, një figurë e shquar në arenën ndërkombëtare të klarinetës dhe pianistja Lirika Pula.

Maestro Giovanni Punzi ka lindur në Salerno dhe studioi në Accademia Nazionale di Santa Cecilia në Romë me Alessandro Carbonare, duke vazhduar studimet në Konservatorin e Parisit me Philippe Berrod dhe në Akademinë Mbretërore Daneze të Muzikës me John Kruse.

Ai fitoi pozicionin e tij të parë Principal Clarinet në moshën 20-vjeçare me i Pomeriggi Musicali Milan dhe që atëherë ka zënë të njëjtin pozicion në Orchester Symphonique de Bretagne dhe Phil Copenhagen, ku luan tani.

Ndryshe, “International Kosova Clarinet Fest” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

ObserverKult  


Lexo edhe:

“INTERNATIONAL KOSOVA CLARINET FEST”, JA RISITË QË I SJELL SIVJET

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Klarinetës (International Kosova Clarinet Fest) do të mbahet së shpejti ndërkaq pjesëmarrës do të jenë klarinetistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë.

Blerim Emerllahu, organizator i këtij festivali, në ATV, tregoi se bëhet fjalë për një festival ku zakonisht pjesëmarrës direkt do të jenë të gjithë komuniteti i klarinetistëve.

“Do të zhvillohet një program shumë i mirë ku do të punohet me klarinetistë të huaj, ndërkombëtarë dhe atë program, pastaj ne arrijmë ta plotësojmë në koncerte dhe shfaqje të ndryshme. Këtë vit kemi të bëjmë me emra shumë të rëndësishëm të botës së klarinetit”, tha Emerllahu.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


OSCAR MILOSZ: LËRE TË FLEJË NË DUART E MIA KOKËN TËNDE

Poezi nga Oscar Milosz

Lëre të flejë në duart e mia kokën tënde të ëmbël:
Qershori rrënoja djeg në flokët e tu të verdhë,
Liana, diell i vjetër sipër sumbullareve.
Goja jote është një lulëkuqe mbi mur që u huan
Hijen e saj të vjetër e të mykur endacakëve.

Një këngë peshkatarësh në mavinë e deteve
Ja ç’është për mua zëri yt i përgjumur,
Zëri yt, mik i padukshëm e i menduar.
Zemra jote është shtrat’i luluar të djeshmesh të ëmbla,
Kambana e vakët e prehjes, e shurdhuar.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult